Covid-19 ka “goditur” përsëri Juventusin. Pas lajmit se numri 1 i klubit, Andrea Agnelli kishte rezultuar pozitiv, një tjerët rast bëhet i ditur nga “Zonja e Vjetër”.
Bardh e zinjtë kanë njoftuar se mesfushori uellsian, Aaron Ramsey ka rezultuar pozitiv në testet e bëra së fundi dhe është izoluar menjëherë, për të shmangur kështu edhe përhapjen e virusit tek shokët e skuadrës.
“Juventus Football Club njofton se Aaron Ramsey ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Lojtari tashmë është vendosur në izolim”, shkruhet në njoftim.
Aaron Ramsey tests positive for Covid-19https://t.co/ZNJ76V862y pic.twitter.com/06vq5hYS01
— JuventusFC (@juventusfcen) January 10, 2022
/f.a/abcnews.al