Një nga rrugët e Tiranës shumë shpejt do të mbajë emrin e humoristit Skënder Sallaku, i cili u nda nga jeta 5 vite më parë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ja bëri të ditur familjareve të aktorit të cilëve iu dorëzoi edhe “Medaljen e Mirënjohjes”. Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Sallakut kryebashkiaku vlerësoi kontributin dhe energjinë që ai i dha qytetit. “Doja shumë që t’iu jepja lajmin e mirë se një nga rrugët e Selvisë, aty ku ai është rritur, ku e njohin si të lagjes, do të mbajë emrin e tij. Më vjen mirë që ka qenë pjesë e një procesi ku po mundohemi që emërtimet e rrugëve apo shkollave t’i bëjmë për njerëz që na japin shumë krenari, që na kanë dhënë shumë gëzim në jetën tonë. Mezi pres që pas vendimit të Këshillit Bashkiak të bëjmë përurimin e rrugës së re”, tha Veliaj. Skënder Sallaku gjithashtu është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar” dhe “Artist i Popullit”. /abcnews.al
“Medalje e mirënjohjes” për humoristin Skënder Sallaku
schedule14:24 - 12 Shkurt, 2019
schedule 14:24 - 12 Shkurt, 2019