Inspektohen lokalet në Pejë, mbyllen disa dhe gjobiten të tjerët

schedule15:22 - 10 Janar, 2022

schedule 15:22 - 10 Janar, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, njofton se me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, gjatë vikendit, Policia e Drejtorisë Rajonale në Pejë, së bashku me inspektorët e AVUK-ut, njoftojnë se kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë të Rajonit të Pejës.

Njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar 61 lokale në këtë zonë.

“Gjatë inspektimit janë mbyllur nga inspektorët tri (3) lokale, janë shqiptuar katër (4) gjoba për persona juridik, dhe shtatëdhjetë e tri (73) gjoba për persona fizik”, njofton policia.

“Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, përfundon njoftimi i policisë./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!