Zbardhen të tjera detaje nga atentati që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Larushkë, pranë Niklës në Fushë-Krujë. Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuka u paraqitën pranë spitalit të Traumës të plagosur.
Ngjarja ndodhi pranë një karburanti, ndërsa të dy ata ndodheshin duke lëvizur me makinë, në momentin që janë qëlluar. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se kamerat e karburantit s’kanë fiksuar asgjë që mund të shërbente për hetimin.
Sakaq, asnjë prej tyre nuk është lenduar nga plumbi. Bejtja është dëmtuar në krah, po plaga nuk është nga plumbi por nga xhami.
Para trupit hetues ata janë shprehur se nuk i kanë parë autorët. “Se kemi idenë se kush mund të na ketë qëlluar”, mësohet të kenë dëshmuar ata.
Ata kanë deklatuar po ashtu se papritur janë gjendur në befasi nga plumbat dhe kanë humbur kontrollin e mjetit, duke përfunduar në anë të rrugës.
Në vendin e ngjarjs policia ka gjetur 10 gëzhoja. Gjithashtu janë shoqëruar disa persona, por nga deklarimet e tyre nuk ka rezultat për të zbuluar autorë.
Gentjan Bejtja nuk është i panjohur për policinë. Në vitin 2016, Bejtja i ka shpëtuar një atentati me eksploziv në makinë. Emri i Bejtjas është lidhur edhe me ngjarjen e vitit 2013, ku ai u akuzua bashkë me Enver Stafukën se vodhën makinën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. g.v/abcnews.al