Kaosi dhe frika mbizotëroi përgjatë natës në Follorinë pasi një tërmet me magnitutë 5.3 Rihter që u ndje edhe në vendin tonë. Lëkundjet e tokës nisën pak përpara mesnate të dielën mbrëma 2 km larg Follorinës me një thellësi të vatrës prej 14.1 km.
Pas tërmetit banorët dolën të frikësuar nga banesat e tyre dhe shumë prej tyre zgjodhën që edhe natën ta kalonin jashtë. Ndërkohë, mediat në vend kanë publikuar pamje të momentit kur nisin dridhjet e tokës, të kapura nga kamerat e sigurisë nëpër banesa.
“Në fillim ndjemë librarinë afër shkallëve që tundej dhe brenda sekondës librat ranë njëri pas tjterit,” citohet një banore të ketë thënë.
Lëkundjet u ndjenë në mënyrë të konsiderueshme edhe në vendin tonë, sidomos në juglindje. Reagimet e qytetarëve qenë të shumta në mediat sociale, por edhe në aplikacionin e Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare që është bërë “popullor” pas tërmetit të 26 nëntorit. /abcnews.al/