Dy automjete përfunduan në kanal në një aksident në km 2 të superstradës Lezhë – Laç. Si pasojë u plagosën dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën. Në ngjarje u përfshinë një Furgon dhe një mjet veturë Renault. Nga hetimet e para ka rezultuar se shkak është bërë ndërprerja e rrugës në mënyrë të menjëhershme nga mjeti tip Renault që po dilte për në Superstradë nga një rrugë dytësore dhe për të shmangur përplasjen e fortë drejtuesi i furgonit ka manovruar duke provokuar edhe daljen e mjetit nga rruga pas përplasjes me veturën. Policia po heton për zbardhjen e plote të ngjarjes. /abcnews.al
Përplasen dy makina në hyrje të Lezhës, dy drejtuesit në spital
schedule09:23 - 12 Shkurt, 2019
schedule 09:23 - 12 Shkurt, 2019