E ardhmja lojtarit të Chelsea, Antonio Rudiger vazhdon të flitet shumë nëpër media. Kontrata e mbrojtësit me blutë e Londrës përfundon në qershor, ndërsa në ndjekje të tij janë vënë disa skuadra.
Listën e kryesojnë dy ekipet e mëdha të cilat janë Real Madrid dhe PSG. Të dyja ekipet do të përballen së shpejti me njëra-tjetrën edhe ne Champions League, por përpara kësaj ato duhet të fitojnë “përballjen’ e parë mes tyre, me Rudiger në qendër të vëmendjes.
Sipas mediave spanjollë dhe atyre franceze, një “luftë” e fortë ka nisur mes dy klubeve për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Chelsea me Real Madrid që qëndron një hap para skuadrës së PSG.
Ndërkohë raportohet se skuadra parisiene i ka propozuar menaxherit të lojtarit një pagë vjetorë prej 7 milion eurosh, për ta bindur atë të zgjedhe të luajë në Paris.
Por siç duket Reali është paksa i avantazhuar sepse duket se dëshira e ish-mbrojtësit të Romës është transferimi në “Santiago Bernabeu”, pavarëisht se oferta e ofruar nga madrilenët është më e ulët se ajo e PSG.
Ditët në vijim priten të jenë të “nxehta” me Rudiger që do duhet të zgjedhe se cila skuadër do të jetë e ardhmja e tij. /f.a/abcnews.al

