Zvarriten punimet, tregtarët e Durrësit shesin në rrugë

schedule18:41 - 9 Janar, 2022

schedule 18:41 - 9 Janar, 2022

Nga Leonidha Musaj 

Rikonstruksioni i tregut agro-blektrol ishte parashikuar të zgjaste 120 ditë, por punimet po ecin me ritme shumë të ulëta duke zgjatur 180 ditë. 270 tregtarë enden rrugëve të qytetit dhe ushtrojnë aktivitetin pa kushte hijeno-sanitare.

Punimet nisen ne fillim te muajit korrik dhe ishin parashikuar te mbylleshin për 120 dite. Sot ka kanë kaluar 60 dite nga afati dhe tregu nuk eshte ende gati.  Asokohe, bashkia vendosi qe tregtaret te ushtronin aktivitetin tek fusha sportive ne lagjen 18, shume larg tregut tradicional.

Tregtaret qëndruan vetëm pak muaj aty, pasi jo vetem qe ra puna po edhe kushtet ishin shume te papërshtatshme.  Ata u larguan pasi bashkia nuk e mbajti premtimin per ndertimin e një tende. Aktualisht, tregtaret janë vendosur ne një hapësirë të stadiumit “Niko Dovana” por edhe aty pa kushte minimale. Ata kërkojnë të kthehen një moment e më parë tek tregu tradicional, pasi po rrezikojne falimentimin.

Shumë dobët, presim të hapet markata që të mblidhemi. Na thanë 112 ditë dhe po bën 4-5 muaj. Atje nuk prishet malli të paktën, këtu furnizohesh sot, nesër bëhet për të hedhur.”

Pse punohet në qiell të hapur. Malli laget, ne u lagëm. I hedhim më shumë në kosha sesa  punojmë. Nuk shitet malli brenda ditës. Ne kemi vërdallë 6 muaj. Rrugëve policia nuk le. Këtu  nuk ka këmbë robi. Nuk janë mësuar njerëzit. S’ka ngritje çmimi. Të ikim te vendi.”

Tregtarët thonë se e kanë të pamundur të zhvillojnë aktivitetin pasi produktet e tyre janë në qiell të hapur dhe në ditë me shi nuk punojnë.

“Ça do bëjmë ne këtu. Është vend i mbarur. Le të mos flasim për të tjera kushte pastaj se skandal se jemi familjare. Ku ka klientë, ata i kishim të gjithë andej. Këtu kemi qenë zero fare pa punë. Kur bie shi i hedhim një plastmas. Dje kam shit vetëm 1 kile spinaq dhe dy shege. M’u mbushëm  këmbët me ujë e ika.”

Në këtë treg agro-blektoral ushtrojnë aktivitetin mbi 270 tregtarë. Burime nga Bashkia e Durrësit thanë për ABC se punimet janë në fazën finale dhe priten të mbyllen në muajin janar 2022. Rikonstruksioni i tregut agro-blektoral është një investim prej 60 milion lekësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!