83-vjeçari nga Troshani që prej 3 vjetësh thur shporta për pasion por edhe për të fituar pak para

schedule17:06 - 9 Janar, 2022

schedule 17:06 - 9 Janar, 2022

Prej 3 vitesh, Nikollë Lazri nga Troshani i Lezhës i është rikthyer pasionit të vjetër, thurjes së shportave me thupra. Kjo është një mënyrë për të kaluar ditën, por edhe për të ndihmuar familjen dhe veten. Pavarësisht moshës, çdo ditë mundohet të prodhojë tre katër shporta.

“Do vazhdoj sa të më japë zoti shëndet. Në këtë moshë që jam bëj nga 3 deri 4 në ditë,” thotë ai.

Thuprat ia siguron djali i tij, pasi vetë nuk mundet të dalë të kërkojë për shkak të moshës. Një shportë kushton nga 500 deri në 600 lekë. Një ndihmë shumë e madhe për Nikollën është edhe bashkëshortja e tij.

Tazja përveç përkrahjes që i jep bashkëshortit, punon çdo ditë në tezgjah.

Më herët ajo ka mundur të realizojë punë të madhe, por sot për shkak të moshës vetëm gjysmën e kësaj pune që vlen jo më shumë se 10 mijë lek të vjetra. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!