Ibra nuk njeh moshë, me golin kundër Venezias barazoi rekordin e CR7

schedule16:45 - 9 Janar, 2022

schedule 16:45 - 9 Janar, 2022

Zlatan Ibrahimovic nuk njeh moshë dhe me golin kundër Venezias ka arritur të barazojë rekordin e Cristiano Ronaldos.

Ibra me golin e shënuar ditën e sotme ka arritur të shënojë kundër 80 skuadrave të ndryshme në ligat kryesore europiane në 22 vitet e fundit, duke barazuar kështu rekord që e ka arritur CR7.

Edhe pse 40-vjeç, sulmuesi suedez vazhdon të tregojë se është një lojtar i madh dhe se mosha për të është thjeshtë një numër, i cili në 13 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë 8 gola, dhe venezia është bërë skuadra e 80-të që sulmuesi kuqezi ka arritur t’i shënojë.

“Viktima” e 80-të e Ronaldos në Evropë ishte Burnley më 30 dhjetor të vitit 2021.

Ibrahimovic ka luajtur për Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, ​​Milanin, PSG-në dhe Manchester Unitedin që nga viti 2000.

Kujtojmë se kontrata e Ibrës me kuqezinjtë skadon në fund të sezonit, por ai ka të ngjarë të zgjasë qëndrimin e tij në klub deri në qershor të vitit 2023.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!