Lazio do të luajë mbrëmjen e sotme në orën 20:45 kundër Interit, sfidën e javës së 20-të të Seria A.
Një sfidë e cila mund të rezultoi pozitive për sulmuesin e skuadrës së Lazios, Ciro Immobile.
Nëse sulmuesi italian arrin të shënojë kundër Interit, ai mund të barazojë rekordin e arritur nga Muhamed Salah i Liverpool dhe Robert Lewandowski i Bayern Munich.
Kapiteni i Biancocelesteve ka shënuar 14 gola në 16 paraqitje në Serie A përpara ndeshjes së sotme kundër Interit në Stadio Meazza dhe nëse tund rrjetën ndaj Nerazzurrëve, sulmuesi do të bëhej lojtari i tretë që shënon të paktën 15 gola në secilën nga gjashtë sezonet e fundit.
Vetëm Mohamed Salah dhe Robert Lewandowski kanë arritur po aq gola në ligë deri më tani. Anësori sulmuesi i Liverpoolit ka shënuar 16 gola në 20 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, ndërsa polaku i Bayern Munich ka 20 gola në 18 ndeshje të Bundesligës në sezonin 2021/2022.
Immobile do e këtë shumë të vështirë ndaj Interit dhe ndaj ish-trajnerit të tij, Simone Inzaghi, ku zikatërtit kanë arritur të fitojnë 6 ndeshjet e fundit në Seria A pa pësuar asnjë gol. /f.a/abcnews.al