Covid-19 i “jep” Berishës fanellë titullari ndaj Fiorentinës

schedule12:45 - 9 Janar, 2022

schedule 12:45 - 9 Janar, 2022

Situata e covid-19 në Seria a është e shumë delikate, teksa shumë lojtarë dhe pjesëtarë të stafeve të skuadrave janë të infektuar me variantin e ri “Omicron”.

Por kjo situatë duket se i ka sjellë fat portierit të kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili aktivizohet me Torinon.

Portieri titullarë i skuadrës, Vanja Milinkovic-Savic është i infektuar me Covid-19 dhe është i izoluar, në këto kushte trajneri Juric është i detyruar të aktivizojë gardianin shqiptarë në katërkëndëshin e portës që nga minuta e parë në ndeshjen e ditës së nesërme kundër Fiorentinës, me Berishën që do kërkojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë për të fituar pikë në syrin e teknikut kroat. /f.a/abcnews.al