Skuadra e Napolit ka arritur të firmosë ditën e sotme me mbrojtësin e Manchester United.
Axel Tuanzebe do të jetë veshë fanellën e Napolit deri në fund të vitit 2022, i cili u mor në huazim nga “djajtë e kuq”.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, klubi i Napolit ka njoftuar edhe afrimin e ri të skuadrës.
Mbrojtësi 24-vjeçar do të zëvendësojë kështu të larguarin Kostas Manolas, dhe pritet që së shpejti të vihet nën urdhrat e Spalletit.
✍️ Welcome Axel?
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/29gDNkiNNV
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 8, 2022
/f.a/abcnews.al