Militantët e Berishës shqyen PD-në, Sandër Lleshaj: Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë

schedule15:35 - 8 Janar, 2022

schedule 15:35 - 8 Janar, 2022

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka postuar një foto në Facebook nga dhuna që ndodhi sot në selinë e PD-së. Ai thotë se kjo që ndodhi nuk është e çuditshme dhe se e vetmja gjë e re është shënjestra e sulmit. Lleshaj thotë se ka ardhur koha për një qasje të bazuar në ligj dhe jo në politikë.

Nuk ndodhi ndonjë gjë e re as sot. Ishte vetëm një déjà vu në radhën e gjatë të atyre, që ky vend i mjerë përjeton prej tri dekadash, ajo që ndodhi sot në Tiranë.

I njëjti frymëzues,

të njëjtët ekzekutorë

dhe po të njëjtët të verbër që nuk dinë se çfarë bëjnë.

Edhe si përherë, e njëjta filozofi: dhunë në vend të ligjit dhe institucioneve.

Ata që kanë moshë të mjaftueshme, kanë plot ngjarje të ngjashme në kujtesë.

Për më të rinjtë, besoj se mjafton të kujtojnë dhunën e vitit 2019.

E vetmja gjë e re sot ishte shënjestra e sulmit.

Mbijetesa e këtij fenomeni turpërues për Shqipërinë nuk lidhet me ndonjë cen gjenetik të popullit shqiptar, por vetëm me stepjen e organeve të drejtësisë përballë organizatorëve të dhunës gjatë këtyre viteve.

Sot ka ardhur koha për një qasje të bazuar në ligj dhe jo në politikë.

Egërsirat nuk zbuten duke u prerë thonjtë” tha ai.

Ditën e sotme pas më shumë se tre orësh protestë dhe dhunë, Sali Berisha u tërhoq duke mbyllur tubimin me premtimin se do të rikthehet sërish deri në arritjen e qëllimit final që është largimi i Lulzim Bashës nga zyra./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!