Situatat e komentuara në “Big Brother VIP” kanë vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit mbrëmjen e djeshme.
Njëra nga ish-banoret, gazetarja Paloma ka hapur ‘live’ e Instagramit teksa ka qenë në timon dhe me celeluarë në dorë është ndalur nga policët.
Mirëpo, reagimi ka qenë i çuditshëm, pasi ajo nuk e ka mbyllur lidhjen ‘live’ me Ardit Çunin dhe Anaid Kaloti, por ka vazhduar.
Sakaq, policët jo vetëm që nuk e pyetën se pse i jepte makinës duke përdorur celularin, por u shfaqët shumë të emocionuar që kishin ndalur Palomën.
“O yll bote, o më e bukura”, dëgjohet të thonë policët, të cilët u përshëndetët në Instagram edhe me Anaidin e Arditin.