Ergys Kaçe problemi i Partizanit, ende s’ka marrëveshje

schedule22:05 - 7 Janar, 2022

schedule 22:05 - 7 Janar, 2022

Partizani ka zyrtarizuar deri më tani dy afrime. Të kuqtë kanë nënshkruar me Sherif Kallakun dhe Xhuliano Skukën.

Drejtuesit e “Demave të kuq” ndërkohë duhet të zgjidhin situatën me mesfushorin Ergys Kaçe, i cili është nën kontratë.

Mesfushori që ka luajtur edhe me Shqipërinë nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe te Partizani duan të zgjidhin kontratën.

Kështu ata mund të kursejnë të ardhura të rëndësishme, pasi Kaçe është një nga lojtarët më të paguar në Abissnet Superiore. / abcnews.al