Lojtari më i mirë i vitit, FIFA publikon treshen finaliste

schedule15:43 - 7 Janar, 2022

schedule 15:43 - 7 Janar, 2022

FIFA vazhdon të publikojë çdo ditë të numinuarit për çmimet prestigjoze që do të jepen në ceremoninë e 17 janarit në Zurich.

Ditën e sotme janë publikuar tre të nominuarit për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2021.

Fituesit i “Topit të Artë”, Leo Messi dhe Robert Lewandowski kryesojnë listën dhe pas tyre vjen ylli egjptian, Mohamed Salah.

Kujtojmë që në renditjen e “France Football”, Salah nuk bënte pjesë në treshen e parë, pasi ishte Jorginho ai që mbyllte podiumin.

Sipas të gjitha gjasave edhe pse egjiptiani është pjesë, duket i shkëputar nga dyshja Messi-Leva për fitimin e këtij trofeu. r.t/abcnews.al