Italia synon të vaksinojë 2 milion qytetarë në një muaj

schedule15:15 - 7 Janar, 2022

schedule 15:15 - 7 Janar, 2022

Autoritetet shëndetësore italianë pritet të vaksinojnë 2 milionë qytetarë në një muaj, sipas një njoftimi nga eksperti  Francesco Filiuolo. Komisioneri i pandemisë vuri në dukje se qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin do të jenë të hapura 24 orë gjatë ditëve të ardhshme.

Gjithashtu sot priten të publikohen masat e reja nga qeveria. Sipas informacioneve, pensionistët dhe të papunët mbi 50 vjeç do të kenë afat deri më 1 shkurt për të marrë të paktën dozën e parë të vaksinës. Personat që nuk respektojnë masat do të gjobiten me 100 euro, ndërsa ata që do të shkojnë në punë pa u vaksinuar do të gjobiten me 1500 euro.

Italia ka regjistruar 6,975,465 raste dhe 138,474 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!