Forcat Speciale RENEA kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim gjatë operacionit “blic” të kryer mbrëmjen e djeshme në Vlorë.
Gazetari Elton Nika bën me dije se krahas tij, u shoqëruan edhe tre persona të tjerë si të dyshuar në krime të ndryshme në qytet dhe gjetkë.
Një ditë më parë, RENEA kreu një aksion blic në qytete problematike si Vlora, Shkodra, Elbasani dhe Laçi duke kryer disa arrestime pas kontrolleve të bëra në biznese dhe banesa të personave të skeduar.
Dy ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano zhvilloi gjatë një takim me drejtorët e Departamenteve dhe Drejtorët Vendorë të Policisë. Fokus i takimit ishte marrja e masave të menjëhershme për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.
Katër ishin porositë e drejtorit për policinë; zbardhja e ngjarjeve kriminale, bashkëpunimi për kapjen e personave me precedentë, bllokimi i makinave të vjedhura dhe parandalimi i aksidenteve. /abcnews.al