Horror në Kazakistan, prerje kokash dhe ekzekutime masive mes policisë dhe protestuesve

schedule10:27 - 7 Janar, 2022

schedule 10:27 - 7 Janar, 2022

Janë ditë të përgjakshme këto që po kalon Kazakistani këto pas Vitit të Ri, ku deri më tani kanë vdekur dhjetra persona nga përplasjet e dhunshme mes policisë dhe protestuesve që kërkojnë uljen e çmimit të karburantit si edhe heqjen dorë nga partneriteti i ngushtë me Rusinë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për 18 policë të vrarë nga protetuesit, ku dy prej tyre janë gjetur me kokë të prerë.

Po ashtu, autoritetet lokale bëjnë me dije se janë vrarë 26 protestues dhe arrestuar 3 mijë prej tyre, kyresisht në qytetin më të madh të vendit, Almaty.

Protestat nisën pas vendimit për shtrenjtimin e karburanteve dhe më pas u fokusuan në kërkesat për largimin e qeverisë dhe heqjen dorë nga përtneriteti i ngushtë më Rusinë. Kjo e fundit ka dërguar 5 mijë trupa në Kazakistan në kuadër të marrëveshjeve të sigurisë rajonale./abcnews.al