Me prindërit për të luftuar përkrah ISIS

schedule17:45 - 10 Shkurt, 2019

schedule 17:45 - 10 Shkurt, 2019

Kishin udhëtuar me prindërit e tyre në zonat e konflikteve për të luftuar përkrah Shtetit Islamik. Autoritetet ruse kanë mundësuar kthimin në atdhe të mbi 20 fëmijëve, nënat e të cilëve mbahen ende peng nga terroristët, ndërsa etërit janë vrarë në luftime.

Të paktën 27 fëmijë rusë u riatdhesuan të dielën në Moskë nga Iraku, ku kishin shkuar me prindërit e tyre për t’u bashkuar me Shtetin Islamik. Sipas agjencisë së lajmeve “AFP”, nënat e fëmijëve janë ende në duart e ISIS, ndërkohë që etërit janë vrarë në luftimet mes grupit xhihadist dhe trupave irakene në tre vitet e fundit. Në fillim të vitit, Kremlini njoftoi se 115 fëmijë rusë 10 vjeç dhe 8 të tjerë të moshave nga 11 në 17 vjeç ndodheshin ende në Irak. Përveç fëmijëve të riatdhesuar këtë të diel, 30 fëmijë të tjerë rusë u rikthyen në atdhe në fund të dhjetorit. Ndërkohë, rreth 100 fëmijë dhe gra, kryesisht nga republikat e Kaukazit, janë kthyer deri më tani në Rusi – thanë autoritetet. Një vit më parë, Shërbimi i Sigurimit Federal të Rusisë njoftoi se ishin rreth 4.500 qytetarët rusë që kishin udhëtuar drejt zonave të konflikteve për të luftuar përkrah terroristëve të Shtetit Islamik. Më shumë se 300 persona, duke përfshirë qindra të huaj, u dënuan me vdekje në Irak, ndërsa shumë të tjerë me burgim të përjetshëm pasi i përkisnin radhëve të grupit terrorist. Shumica e të dënuarve ishin nga Turqia dhe ish-republikat e Bashkimit Sovjetik. Ligji iraken i lejon të burgosurit të mbajnë fëmijët e tyre me ta derisa të mbushin 3 vjeç, por përtej kësaj moshe fëmijët duhet të qëndrojnë me të afërmit. /abcnews.al