Policia e Kosovës ka sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave në Podujevë.
Siç njofton Policia sonte rreth orës 16:00 kanë gjetur tre aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe i kanë sekuestruar ato.
Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme, ka njoftuar Policia.
Njoftimi i plotë:
Sekuestrohen tre aparate për prodhimin e kriptovalutave
Me datë 06.01.2022 rreth orës 16:00, njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave.
Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme./GazetaExpress