Mund t’ju duket e pabesueshme, por muaji që ju keni lindur ka një rëndësi shumë të madhe. Këtë nuk e thonë vetëm yjet, por edhe tiparet e personalitetit që ka një person. Njerëzit e lindur në janar janë të veçantë sepse kanë më shumë ndjenjë humori se të tjerët, shumë shohin tek vetja, janë të guximshëm dhe të pjekur.
Sipas një studimi të Universitetit të Kolumbisë njerëzit e lindur në muajin janar kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje si diabeti tip 1 apo 2.
Ndoshta nuk e dini, por bebet e lindura në janar kanë gjithashtu disa veçori specifike, si për shembull:
– Janë shumë të qetë. Rezultatet e një studimi zbuluan se foshnjat e dimrit janë më të mirë dhe më pak të irritueshëm sesa shokët e tyre të lindur gjatë muajve të verës.
– Shpesh bëhen yje sportiv. Sipas një studimi, në Ligën Australiane të Futbollit, një e treta e lojtarëve kanë lindur në janar.
– Profesioni i tyre i ardhshëm mund të jetë mjek. Shumica e mjekëve të përgjithshëm, thonë hulumtimet kanë lindur në muajin e parë të Vitit të Ri.
-Mund të bëhen të famshëm. Një studim i botuar në ”Journal of Social Sciences” thotë se numri më i madh i të famshmëve në horoskop janë Ujor. Kjo do të thotë se ata kanë lindur në fund të janarit, më saktësisht midis 20 janarit dhe 18 shkurtit./abcnews.al