Lëvizjet e Bashës 48 orë para protestës: Grupi i Berishës dhe krahu i djathtë i Yuri Kim

schedule15:53 - 6 Janar, 2022

schedule 15:53 - 6 Janar, 2022

Nga Juxhin Mustafaraj

Lulzim Basha erdhi në seli paraditen e të enjtes por preferoi të mos futej brenda. I vendosur në sulme nga kundërshtarët dhe në kërkesën e vazhdueshme të medias për të mësuar atë që po ndodh brenda selisë, Basha ftoi gazetarët në kafe.

Nën shoqërinë e gazetarëve, Basha pa t’i hynin në oborrin e selisë ish-deputetë dhe funksionarë të PD që kërkojnë largimin e tij. Nga ana tjetër Sali Berisha i kujtonte në rrjetet sociale se për protestën kombëtare për rimarrjen e PD kishin ngelur edhe 48 orë. Pasi tentuan të hyjnë dyert për Aldo Bumçin dhe Gent Strazimirin ishin të mbyllura.

Por funksionarët e PD nuk ishin të vetmit që kërkuan reflektim nga Lulzim Basha. Të rinj të Forumit Rinor Demokratik, tentuan të hyjnë në zyrat e forumit por pa sukses. Bashës i kujtuan se kanë bërë gjithçka në këto 8 vite për ta bërë kryeministër. Ndërkohë që mbi adezivin e vendosur në xhamat e PD ngjiteshin vazhdimisht letra me shprehje kundër bunkerizimit të PD.

Edhe këtë të protestë të të rinjve Basha e ndoqi nga kafja jashtë PD. Në orën 12:45 minuta, Basha u ngjit në zyrën e tij. Menjëherë pas tij në selinë blu mbërriti zv.ambasadori amerikan Demian Smith.

Edhe për diplomatin amerikan, hyrja për në seli nuk ishte ajo e zakonshmja. Pas 60 minutave takim, Smith u largua nga selia blu pa bërë asnjë koment, duke i qëndruar kodit diplomatik për të mos u përfshirë në konflikte të brendshme.

/ Abcnews.al