Mbi 1 milion persona në Mbretërinë e Bashkuar vuajtën nga “Covid i zgjatur” gjatë dhjetorit

schedule15:32 - 6 Janar, 2022

schedule 15:32 - 6 Janar, 2022

Rreth 1.3 milion persona në Mbretërinë e Bashkuar – një në 50 kanë vuajtur nga simptomat e “Covid të zgjatur” gjatë dhjetorit, numri më i lartë që nga fillimi i vlerësimeve, shkruan The Guardian

Covid i zgjatur ka ndikuar negativisht në aktivitetet e përditshme të 809,000 personave, pasi gati dy të tretat e tyre vuajnë ende nga një simptomë e virusit. 51% e personave vuajnë nga lodhja, një nga simptomat më të zakonshme, e ndjekur nga  humbja e nuhatjes (37%), gulçimi (36%) dhe vështirësia në përqendrim (28%). Personat që punojnë në arsim kishin një prevalencë më të lartë të Covid  në krahasim me profesionet e tjera, përkatësisht nga 2.7% në 3.1%.

Për personat që punojnë në kujdesin shëndetësor, shifra ra nga 3.3% në 3.0%, dhe për personat në kujdesin social ra nga 3.6% në 3.4%. Midis grupmoshave të ndryshme, prevalenca për fëmijët e moshës 12 deri në 16 vjeç u rrit nga nga 1.4% në 1.9%, dhe për moshat 35 deri në 49 vjeç, u rrit nga 2.6% në 2.8%.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!