Shkoi për të blerë në market, çobanit në Greqi i bien në dorë 50 mijë euro

schedule20:28 - 5 Janar, 2022

schedule 20:28 - 5 Janar, 2022

Një çobani, në fshatin Karaiskaki të Etoloakarnanisë, Greqi i kanë rënë në duar 50 mijë euro dhe gjatë pushimeve ka arritur të shpërdorojë shumën prej 14 mijë prej tyre për argëtim dhe festa.

Mediat fqinje raportojnë se në fshatin në fjalë, dy vëllezër kanë një minimarket dhe në një enë plastike, njëri pa e ditur tjetri, kishte vendosur 50 mijë euro që t’i ruante. Midis 22 dhe 24 Dhjetorit, në turnin e njërit prej tyre është shitur ena plastike, me 50.000 euro një bariu.

Ky i fundit sapo ka mbërritur në shtëpinë e tij ka konstatuar se ena kishte 50 mijë euro. Kështu ai bekoi pasurinë e tij dhe filloi të shpenzojë në festa dhe gosti deri pardje. Gjithsej ka shpërdoruar 14 mijë euro.

Ndërkohë, erdhi koha kur njëri nga vëllezërit zbuloi se ena plastike me kursimet e tij mungonte dhe teksa pyeti vëllain e tij mori vesh se ishte shitur.

Menjëherë ai njoftoi policinë dhe fatmirësisht minimarketi kishte kamera sigurie, ndaj u konstatua se ena plastike ishte shitur bariut.

Përfituesit iu kthyen përfundimisht shuma prej 36 mijë euro, ndërsa për pjesën tjetër nuk dihet se si do të zgjidhet mosmarrëveshja. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!