“Jemi përfaqësues të Vilma Nushit”, si tentuan mashtruesit t’i merrnin 50 mijë euro drejtoreshës në një kompani marketingu

schedule11:48 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 11:48 - 1 Dhjetor, 2023

TIRANË- Kristjan Lukaj është vënë në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të operacionit “Repeat” i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në DVP Tiranë.

Më herët në saj të këtij operacioni u vunë në pranga Alban Gjoni dhe Rudor Balla ndërsa u shpall në kërkim një 25-vjeçar.

29-vjeçari banues në Shkodër dyshohet se ka bashkëpunuar me Alban Gjoni dhe Rudor Ballan për t’i marrë shumën 50 000 euro, një drejtoreshe të një kompanie marketingu nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik, si Vilma Nushi.

Më herët janë sekuestruar 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet. Pas këtyre skemave të mashtrimit dyshohet se fshihet shkodrani, Florian Gjergji i cili është në kërkim. Sipas hetimeve rezulton se Gjergji krijonte skemat mashtruese dhe më pas përfshinte të tjerë për të vepruar në terren, për të përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet mashtrimit/ abcnews.al