Piktorit Myftar Cubi i dorëzohet titulli “Nderi i Shkodrës”

schedule23:09 - 9 Shkurt, 2019

schedule 23:09 - 9 Shkurt, 2019

“Nderi i qarkut të Shkodrës”, ky titull i jepet piktorit të njohur Myftar Cubi nga këshilli i këtij qarku. Ai njihet si piktori i mozaikut në Shqipëri për të cilin hyri edhe në librin Guinnes.

Këshilli i Qarkut të Shkodrës i ka dhënë titullin “Nderi i Qarkut të Shkodrës”, Myftar Cubit nga Malësia e Madhe, pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë. Ai është shquar për artet vizive dhe në veçanti mozaikun, punimet e të cilave janë pjesë e ekspozitave thuajse në të gjitha kontinentet, ndaj dhe vlerësimet nuk munguan.

Gjithashtu shoqata kulturore atdhetare Malësia e Madhe “Nderi i Kombit” me simotrat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i akorduan edhe tituj të tjerë piktorit Myftar Cubi. Myftar Cubi është shqiptari që ka hyrë në librin Guinnes për thyerjen e rekordit në punimin e mozaikut./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!