Nga Leontina Nika
Megjithëse jemi në ditët para të vitit 2022, shumë qytetarë shfaqen në dyert e librarive.
Menaxheria e shitjeve Xhoina Salaj bazuar në statistika thotë se libri këtë vit ka shënuar një rritje të ndjeshme bazuar në shitjet e drejtpërdrejta dhe në on-line.
Bazuar në kërkesat e lexuesve, librat psikologjik dhe romani i Lea Ypit rezultojnë ndër më të kërkuarit.
Si tendencë e këtij viti rezulton interesi për të lexuar në gjuhë të huaj . Edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare rezulton më i shitur në gjuhë të huaj.