E shpalli njeriun e vitit, Berisha për RD: Përballoi me sukses armiqësinë e egër

schedule12:26 - 5 Janar, 2022

schedule 12:26 - 5 Janar, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 31 vjetorin e krijimit të gazetës “Rilindja Demokratike”.

“Gazeta që në numrat e parë përballoi me sukses armiqësinë e egër të partisë terroriste, nomenklaturës dhe organit të saj Zëri i Popullit”, shkruan Berisha mes të tjerash.

Disa ditë më parë, gazeta zyrtare e Partisë Demokratike e shpalli Berishën njeriun e vitit. Në motiviacion thuhej se Berisha dhe lëvizja e tij “Foltorja” ka ringjallur shpresën te qytetarët. Në motivacionin e “Rilindjes Demokratike” thuhej ndër të tjera se Foltorja ishte lëvizja më e madhe e opozitarizmit që nga Dhjetori i vitit 1990.

Më herët edhe kreu i DP Lulzim Basha kujtoi krijimin e RD, të cilën e cilëson si themeluese të shtypit të lirë shqiptar.

Lexo edhe: Sot skadon ultimatumi i Berishës, Basha: Më 5 janar mbërriti në duart e shqiptarëve “fjala e parë”

Postimi i plotë i Sali Berishës

Sot 31 vjetori i fjales se lire! Dalja e numerit te pare te gazetes Rilindja Demokratike. Te dashur miq, 5 janari i vitit 1991 eshte per ne shqiptaret dita e fjales se lire. Si sot 31 vjet me pare u botua numri i pare i gazetes Rilindja Demokratike, gazetes se fjales se lire dhe mendimit te lire pas pothuaj gjysem shekulli monizmi total ne diktaturen hoxhiste. Ne dallim nga vendet e tjera ish-komuniste ne te cilat u tolerua nje lloj shtypi klandestin dhe nje forme e kufizuar e pluralizmit te mendimit, ne Shqiperine Hoxhiste e shpallur me Kushtetute se shteti i diktatures se proletariatit, fjala e lire gjer ne vitin 1990 po te dilte nga goja ndeshkohej sipas nenit famkeq 55 me shume vite burg. Kurse per nje trakt te shtypur autori denohej dekada burg, e madje dhe pushkatim!

Ne Shqiperi pa mohuar nje ndikim skajor te glaznostit te Gorbaçovit, pluralizmi i vertet mendimit dhe pluralizmi politik linden si binjake te levizjes studentore, revolucionit demokratik te dhjetorit 1990. Keshtu fill pas themelimit te PD Komisioni i saj Nismetar ne njeren nga mbledhjet me te para te tij ne nje vendim historik vendosi botimin e gazetes Rilindja Demokratike si gazete e fjale se lire, organ i partise demokratike si dhe miratoi bordin drejtues te perbere nga gazetare, publiciste, shkrimtare, intelektuale te shquar. Krahas tyre nje grup studentesh aktiv ne levizjen e dhjetorit do nisnin punen ne ekipin e gazetes,si dhe intelektuale te shquar te fushave te ndryshme te Tiranes do ishin bashkepuntor te saj.

Rilindja Demokratike lindi me nje mision te madh:
-si ze i te vertetes ne mbreterine e mashtrimit,
-si rreze drite ne hapsiren e erresires gjysem shekullore
-si zedhenese e fjales si lire, anticensures por edhe e revolucionit demokratik antikomunist te viteve 1990
-si zedhenese e interesit dhe ceshtjes kombetare gjer atehere te tradhetuar
-si themeluese e shtypit te lire, mesonjtore e tij.

Numrin e saj te pare e pritem si ne ekstaz, ne nje nate te bardhe, pothuaj si nje mesazh gjysem hyjnor. Ky numer hapej me titujt kushtuar fjales se ilre, interesit kombetar si ylli polar i partise demokratike, tregut te lire dhe kronikat e levizijes studentore te atyre diteve qe ndane epokat si dhe veprimtarite ne Tirane dhe rrethe te Partise Demokratike. Fryma e hapur, guximi i ekipit te saj, permbajtja, vertetesia, civiliteti i shkrimeve dhe uria gjysem shekullore e shqiptareve per fjalen e lire e bene Rilindjen Demokratike qe ne numrat e pare organ te vertetave te ndaluara, te mendimit te lire, gazeten me te fuqishme, me te lexuar ne tere historine e shtypit shqiptar.
Ne javet dhe muajt ne vazhdim Rilindja Demokratike si nje akullthyese do eksploronte dhe thyente me sukses akujt ne te gjitha labirintet e territoret e ndaluara te psikologjise te shoqerise me moniste te Europes duke çliruar mendjet e ngrira prej dekadash nga tabute qe i mbanin te pushtuara.

Gazeta qe ne numrat e pare perballoi me sukses armiqesine e eger te partise terroriste, nomenklatures dhe organit te saj Zeri i Popullit. Duke qendruar zedhenese e revolucionit demokratik e antikomunist te viteve 90 ajo iu rezistoi gjithashtu presioneve te pamerituara partiake per te qendruar besnike e misionit te saj kryesor, zedhenese e fjales se lire, zedhenese e te vertetes. Ajo me gjithe presionin dhe perpjekjet e muajve te fundit per ti mbyllur gojen dhe vene brave dhe asaj, vjen sot ne 31 vjetorin e saj perseri si organ i te vertetes, transparences, antimafjes qe preballet me vendosmeri dhe guxim me pushtetin me te korruptuar, me te inkriminuar ne Europe me qeverine e tij organizate e vertet kriminale. Me kete rast le te shprehim nderimin tone me te madh, mirenjohjen time me te thelle ndaj te gjithe atyre qe themeluan, formuan dhe drejtuan e drejtojne dhe sot Rilindjen Demokratike si organ i te vertetave dhe vlerave te medha te fjales dhe mendimit te lire. be.k/abcnews.al