Mehmeti: Puna e trajnerit matet me rezultate, çdo javë kemi titull

schedule10:59 - 5 Janar, 2022

schedule 10:59 - 5 Janar, 2022

Pas largimit të Ilir Dajës nga Partizani, stoli i skuadrës iu besua Dritan Mehmetit. Tekniku i demave ka folur për herë të parë para mediave pas marrjes së drejtimit të Partizanit.

Mehmeti thekson fort idenë se te “demat” kërkohet gjithmonë fryma e bashkëpunimit për të arritur më pas skuadra te rezultatet pozitive.

Drejtimi i Partizanit, gjendja e skuadrës, sfidat, merkato, objektivi, tifozët dhe titulli kampion, Mehmeti rrëfehet për gjithçka.

Drejtimi i Parizanit? Dua të falënderoj drejtuesit e Partizanit për këtë mundësi që do të drejtoj këtë legjendë. Me një tifozeri të mrekullueshme, me tifozerinë më të madhe në Shqipëri. Do i falënderoja, do të bëjmë maksimumin nga unë i pari dhe lojtarët që ta meritojnë këtë fanellë.

Unë jam pjesë e familjes, e kam detyrim që të jap maksimumin sepse te Partizani nuk ndjej pjesa e anës ekonomike, por marrëdhëniet dhe respektin që kam për klubit. Për pjesën e vështirësisë, skuadra ka bërë mirë dhe falënderoj dhe trajnerin Daja i cili ka dhënë më të mirën për Partizanin dhe trajningun shqiptarë. Puna e çdo trajneri matet me rezultatet, sidomos te Partizani kërkohet gjithmonë bashkëpunimi.

Jemi të gjithë të rëndësishëm, nuk është vetëm çështja e trajnerit për të zgjidhur këtë situatë, por të gjithë bashkë duke filluar nga drejtuesit, tifozët, lojtarët dhe këta të fundit duhet ta kuptojnë se cilën fanellë përfaqësojnë në Shqipëri.

Gjendja e skuadrës? E kam ndjekur gjatë gjithë kohën skuadrën sepse kam qenë pjesë e saj, mendoj që ekipi ka pasur oshilacione në lojë, por ka bërë dhe shumë mirë. Në futboll duhet shumë, punë dhe djersë, por duhet dhe fati.

Sfidat? Që ta riformatosh të gjithë ekipin nga e para do të duhet që të ndryshosh të gjithë mentalitetin e të gjithë elementëve të rinj që kanë ardhur që ta duan këtë fanellë dhe normalisht do të vijnë rezultatet. Shkalla e vështirësisë është shumë e madhe, por vështirësitë në futboll nuk më druajnë dhe më japin besim për të dalë nga kjo situatë me djemtë dhe besoj se do t’ia dalim.

Obejtivi? Objektivi për sa kohë jam këtu, ndeshja e radhës është ajo që dua. Kam besim se do ja dalim. Puna e mirë që po bëhet për të vënë pikat mbi ‘i’, kam besim se marrëdhënia lojtar-staf-klub do na nxjerrë nga kjo gjendje.

Tifozët? Tifozët janë oksigjeni ynë. Me një pjesë të lojtarëve që kam, kemi dalë edhe kampionë dhe e di mentalitetin e tyre. Lojtarët mos jenë në trysni dhe të kuptojnë se çfarë klubi përfaqësojnë. Ndryshimet nisin që këtu. Po them dhe lajmëroj që do ja dalim bashkë.

Të pranojmë gabimet, jam edhe unë pjesë e tyre. Nuk ka justifikime në futboll, ta kërkojmë fajin te vetja. Aty ku kemi gabuar, nxjerrim konkuzionet, kemi nevojë për 2-3 elementë për të dalë nga këtu.

Merkatoja e Partizanit? Në merkato do të fokusohemi në qendër të mbrojtjes, te boshti i ekipit. Në mesin e fushës dhe sulm. Në varësi të elementit që kam do zgjedh edhe formacionin.

Te pjesa e stafit po presim një analist ndeshjesh. Korrado Saçone do jetë përgatitës atletik. Kemi punuar mirë me italianin kur dolëm kampion me Gegën. Të mos humbasim kohë dhe të kërkojmë sa më shpejt rikthimin.

Titulli kampion? Titullin kampion e kam javën e parë, pas kësaj jave do flasim sërish për titullin kampion, përfundoi Dritan Mehmeti. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!