Izraeli ka regjistruar numrin më të lartë të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, kryesisht për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Pavarësisht kufizimeve të udhëtimit dhe karantinës së detyrueshme, përhapja e variantit Omicron ka qenë e pashmangshme.
Vendi regjistroi 11,978 raste në 24 orë, duke vendosur kështu një rekord të infektuarish që nga nisja e pandemisë. Sipas të dhënave të deritanishme, varianti Omicron, i zbuluar për herë të parë në Afrikën në Jugut është më ngjitës por shkakton simptoma më të lehta dhe ka një rrezik më të ulët të vdekshmërisë në krahasim me variantet e tjera.
Izraeli ka regjistruar 1,423,289 raste dhe 8,247 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al