Covid-19 ka shpërthyer keq në Seria A. Kësaj situate nuk i ka shpëtuar as Hellas Verona, e cila ka marrë një lajm shumë të keq në prag të ndeshjes së ditës së enjte kundër Spezias në kampionat.
Plot 10 raste të reja të infektuar në skuadrën e Hellas Verona, ku 8 prejt të cilëve janë futbollistë ndërsa 2 të tjetër pjesëtarë të stafit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi italian, ku ka anuluar edhe konferencën për shtyp të trajnerit Igor Tudor, që do të mbahej para ndeshjes ndaj Spezias.
COVID-19: nota del Club#HVFC https://t.co/dBOdBKc9b7
— Hellas Verona FC (@HellasVeronaFC) January 4, 2022
/f.a/abcnews.al