KFOR: Për ne ende e vlefshme letra e Presidentit Thaçi

schedule18:20 - 8 Shkurt, 2019

schedule 18:20 - 8 Shkurt, 2019

Një ditë më parë ministri kosovar i Mbrojtjes, Rustem Berisha, deklaroi tashmë se Forcat e Sigurisë nuk kanë nevojë për lejen e KFOR për të shkuar në very të vendit. Por KFOR ka reaguar se letra e 2013-s e Presidentit Thaçi është ende e vlefshme.

Për KFOR-in vazhdon të jetë e vlefshme letra e vitit 2013 që presidenti Hashim Thaçi e kishte dërguar në NATO, përmes të cilës garantonte se pjesëtarët e FSK-së nuk do të kalojnë në veri pa informimin paraprak të KFOR-it. Në një përgjigje për TV Klan zyra për informim e KFOR-it ka sqaruar se nuk ndikohet nga ligjet për ndryshimin e mandatit të FSK-së. Aktualisht NATO-ja është duke rishikuar nivelin e saj të angazhimit me FSK-në.

Në lidhje me vlefshmërinë e marrëveshjes pas ndryshimit të mandatit të FSK-së, mund të përsërisë atë që Sekretari i Përgjithshëmi NATO-s dhe Këshilli i Atlantikut të Veriut vazhdimisht kanë thënë se çdo ndryshim në mandatin e FSK-së do të thotë që NATO-ja do të duhet të rishikojë nivelin e angazhimit të saj me FSK-në.

Kjo punë po zhvillohet tani në Bruksel. Megjithatë, NATO-ja do të vazhdojë misionin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë në Kosovë. KFOR-i vepron nën një mandate të OKB-së dhe nuk do të ndikohet nga ligjet për kalimin e FSK-së, thuhet në përgjigje. Një ditë më parë ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka thënë për TV Klan se me ndryshimin e mandatit të FSK-së, bëhet e pavlefshme edhe letra e vitit 2013.

Ndërsa për shkuarjen e Ushtrisë së Kosovës në veri Berisha megjithatë ka thënë se çdo veprim do të ndërmerret në bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!