Kinë: Banorët e qytetit Xi’an-it shkëmbejnë ushqimet për shkak të lockdownit

schedule07:24 - 4 Janar, 2022

schedule 07:24 - 4 Janar, 2022

Disa banorë të qytetit kinez Xi’an kanë nisur të shkëmbejnë pajisjet e tyre me ushqim për shkak se po përballen me mungesë ushqimesh. Postimet në mediat sociale tregojnë që banorët shkëmbejnë furnizimet dhe madje edhe pajisjet e teknologjisë me produkte ushqimore.

Rreth 13 milionë banorë janë mbyllur në shtëpitë e tyre që nga 23 dhjetori dhe aktualisht nuk i’u  lejohet që të dalin për të blerë ushqim raporton “BBC”. Shumë qytetarë janë ankuar në rrjetet sociale për këtë gjendje. Autoritetet kanë ofruar ushqim falas për familjet, por disa qytetarë kanë thënë se furnizimet e tyre po mbarojnë ose se nuk kanë marrë ende ndihmë.

Videot dhe fotot në rrjetin social Weibo treguan njerëzit që këmbenin cigaret me lakër dhe detergjent për larjen e enëve me mollë. Qyteti Xi’an është një nga epiqendrat e shpërthimit aktual të Covid në Kinë dhe autoritetet kanë marrë masa drastike. Menaxhimi i situatës nga autoritetet lokale është kritikuar në rrjetet sociale.

Qeveria shpreson të eliminojë shpërthimin para Vitit të Ri Hënor dhe Olimpiadës Dimërore në Pekin që organizohet muajin e ardhshëm. / abcnews.al