Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me sasinë prej 119 kg të kokainë të sekuestruar pak ditë më parë brenda një kamioni.
Në emisionin “Opinion”, Hoxha duke analizuar fotografinë e skanerit të kontejnerit. Sipas gazetarit, mungojnë 113 arka me banane, që sipas tij, u hoqën më përpara.
Sipas gazetarit, brenda kontejnerit ka pasur 1925 kilogramë kokainë, por janë hequr më përpara.
“Në ngarkesë mungojnë 113 arka me banane. Policia shqiptare ka kapur vetëm 7 dhe në ato 7 janë gjetur 119 kg. Shtuar dhe këtu 106 arkat e tjera shkojnë te sasia 1925 kilogramë, gati 2 ton. 106 arkat e tjera skaneri tregon që mungojnë. Skaneri na trego që ka probleme brenda, ngarkesa nuk është e plotë.
Kush e çon kontejnerin te skaneri? E çon dogana, e çon dhe policia. Skaneri skanon atë që i sjellin. Arkat janë zbritur dhe pastaj u gjetën te magazina 119 kg se nuk e dimë sa kanë marrë ata në Romanat. Tek ajo ndalesa në Romanat, ata 4 personat kanë hyrë kanë marrë pjesën tjetër të ngarkesës”, -tha Artan Hoxha.
Gazetari Artan Hoxha tha se në Shqipëri ka laboratorë të përpunimit të drogës dhe nga Kolumbia vjen drogë në formë pureje e futur brenda lëndës së parë që përdoret në industrinë ushqimore.
“Nga Kolumbia kemi një tjetër, besoj do ta bëjmë emision më vetë, sjellim pastë. Do të thotë që kemi laboratorin këtu brenda dhe përpunohet këtu brenda.
E mban mend laboratorin e Xibrakës?
Vinte e tretur në tesha, kurse kjo që them unë vjen në formë pureje e futur brenda lëndës së parë që përdoret në industrinë ushqimore dhe vjen nga Kolumbia”, tha Hoxha./Opinion.al