Partizani nuk ka vetëm ndryshim në pankinë. Dritan Mehmeti ka marrë vendin e Ilir Dajës dhe tani te të kuqtë ka edhe një drejtor të ri sportiv.
Dritan Dervishi rikthehet në klubin e kuq, edhe pse ka qenë gjithë kohën pas kuintave dhe në kontakt me Drejtorin e Përgjithshëm, Olsi Rama.
Dervishi është shfaqur pranë ekipit ditën e sotme dhe do të jetë një nga ata që do të punojnë për të përforcuar Partizanin në merkaton e janarit. / abcnews.al