Një pikë karburanti në Novoselë të Vlorës është grabitur gjatë natës. Sipas dëshmisë së rojes, i cili është kërcënuar, autorët kanë qenë të armatosur dhe të maskuar. Ata i kanë vënë armën në kokë rojes dhe më pas kanë marrë xhiron e ditës afro 35 mijë lekë të reja.
Grabitësit kanë thyer xhamin e kabinës ku rrinte roja dhe hapën arkën ku gjetën dhe lekët. Policia nuk ka rënë akoma në gjurmët e tyre, kurse roja u mor në pyetje për ngjarjen./abcnews.al