Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në një lidhje direkte për emisionin “Mbrëmje Ide” ka folur për aderimin e Maqedonisë në NATO, për arrtiejn e Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimet Kushtetuese në Maqedoni.
“Kjo është një arritje e madhe për Maqedoninë, për tërë rajonin dhe për Europën. Është një moment që krijon më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin por edhe për rajonin dhe Europën. Uroj që në të ardhmen të punohet edhe më me përkushtim që vendi të jetë anëtar i plotë në BE”, tha Ahmeti.
Duke folur për Marrëveshjen e Prespës, ai komentoi vështirësitë të cilat u zgjihen dhe çuan në një rezultat pozitiv.
“Shqiptarët kanë fituar nga Marrëveshja e Prespës po aq sa kanë fituar nga Marrëveshja e Ohrit. Në Maqedoni kemi pasur një momet të vështirë. Maqedonasit kanë qenë peng i ndryshimit të emrit të shtetit. Ky problem ka zgjatur ma shumë se një çerek shekulli dhe më në fund u arrit ky moment historik.
Zgjidhja e çështjes së emri ka qenë problemi kryesor që duhej të kapërcehej që ne të fillonin bisedimit në struktura e shumëprituta nga qytetarët tanë. Në këtë pikë të gjithëkemi kanë qenë bashkarisht. Ka patur ngarkesa emocionale, se me ndyshimin e emrit do të ndryshonte identitedhe dhe historia. Por gjuha është po ajo që ishte. Por janë bërë vetëm disa korrigjime të vogla në histori”.
Duke folur për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e shqiptarëve ai është shprehur se:
“Sigurisht që është ndryshuar preambula e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe shqiptarët si komb dhe kumunitet janë pjesë e shtetbërjes së Maqedonisë. Në jemi në Kushtëtutë më përfshirjen e Marrëveshjes së Ofrit. Ndërsa përfaqësimi më 20% do të ndodhë sepse nga ky përfaqësim Kushtetuta nuk cënohet”./abcnews.al