Pasditen e së enjtes një godinë fare pranë Bashkisë së Tiranës u përfshi nga flakët. Zjarri i rënë brenda një sheshi ndërtimi krijoi një re gjigande tymi, por nuk pati të lënduar, apo rrezik në zonë.
Një godinë një-katëshe vetëm pak metër larg Bashkisë së Tiranës u përfshi nga flakët pasditen e së enjtes. Vatra e zjarrit ishte brenda rrethimit të një sheshi ndërtimi në hapësirën pranë Kullës së Sahatit.
Zjarri përfshiu pjesërisht një prej disa kontenierëve, që shërbenin dikur si zyra të bashkisë së kryeqytetit. Reja e zezë e tymit tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve të rastësishëm.
Nga zjarri nuk u lëndua asnjë person dhe as u rrezikua ndonjë objekt tjetër në zonë.
Flakët u vunë nën kontroll dhe u neutralizuan në pak minuta nga forcat zjarrfikëse. Më herët ata larguan edhe disa bombula gazi të një lokali pranë zjarrit.
Sipas dyshimeve të para zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike gjatë punimeve për ccmontimin e ish-zyrave për t’i hapur rrugë planit zhvillimor në zonë.
/abcnews.al