Franca akuzon Italinë dhe tërheq ambasadorin nga Roma pas akuzave

schedule16:14 - 7 Shkurt, 2019

schedule 16:14 - 7 Shkurt, 2019

Franca tërheq ambasadorin e saj nga Roma pasi e konsideroi si të paprecedentë sulmin dhe akuzat e Italisë. Por ministri i brendshëm Italian Salvini reagoi menjëherë duke thënë se synimi ishte mbrojtja e italianëve.

Ministria e jashtme franceze deklaroi se ka tërhequr ambasadorin e saj në Itali, Kristian Maset, për shkak të sulmeve të paprecedenta. Vendimi sipas Parisit erdhi pas një seri deklaratash ofenduese, sulmesh të pabaza dhe të paprecedentë. Sidomos deklaratat e fundit të cilat përbëjnë një provokim të ri dhe të papranueshëm.

Fakti që shkaktoi reagimin e ashpër të Francës ishte takimi në Paris i Alessandro Di Battista dhe Luigi Di Maio me një nga liderët e jelekëve të verdhë Kristof Shalenson. Më pas lëvizja me Pesë Yje shprehej me një deklaratë për media se janë të shumta qëndrimet dhe vlerat e përbashkëta që vendosin në qendër të betejave qytetarët, të drejtat sociale dhe demokracinë e drejtëpërdrejtë.

Zëvendës kryeministri Mateo Salvini ka qenë i pari që ka reaguar duke thënë se Italia nuk do konflikte mes asnjë vend, pasi italianët janë persona konkretë dhe politikanët në pushtet synojnë mbrojtjen e interesave të italianëve. Ai bëri apel për një takim të drejtpërdrejtë me qeverinë franceze dhe presidentin Makron për të diskutuar tre çështje të rëndësishme: e para për 60 mijë persona të braktisur në pyje në kufi me italinë nga policia franceze, mes të cilëve shumë gra dhe fëmijë; 15 terroristët italianë që Parisi nuk pranon të ekstradojë; dhe pezullim të kontrolleve të tejzgjatura të italianëve që kalojnë kufirin për të punuar në Francë.

Ministria e jashtme franceze nga ana e saj reagoi duke thënë se mosmarrëveshjet janë një gjë, ndërsa instrumentalizimi i marrëdhënieve për qëllime elektorale është diçka tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!