Burgim për jetë ka dhënë gjykata e Hagës për Krime Lufte ndaj Rakto Mlladic. Gjenerali serb u gjet fajtor nga kjo gjykatë për genocide, krime kundër njerëzimt dhe krime lufte gjatë luftës 3 vjecare në Bosnjë prej vitit 1992-1995.
Burgimi i përjetshëm është dënimi maksimal që jep gjykata penale ndërkombëtare, pasi Mlladiç u përball me 11 akuza për genocide e krime kundër njerëzimit. Më e rënda është ajo e vrasjes së 8 mijë myslimanëve në Srebrenicë gjatë rrethimit të Sarajevës. Ajo masakër konsiderohet si krimi më i madh kundër njerëzimit që pas luftës së dytë botërore dhe u gjykua si genocide nga gjykata gjatë shpalljes së vendimit.
Vendimi u shpall pa praninë e Mlladiç pasi ky i fundit u nxorr nga salla pasi i bërtiti gjykatësit.
Shpallja e vendimit u shty për një pushim pasi 74 vjecarit iu bë një matje tensioni, Gjykatësi dha një pushim 5 minutësh, por pauza zgjati mbi një orë. Në rinisje të seancës, mjekët thanë se tensioni i Mlladiç ishte normal përkundër kërkesës së avokatit Lukic që kërkoi shtyrje të seancës.
Gjykata vendosi vijimin e seancës dhe shpalljen e Mlladiç fajtor për genicid e krime lufte, duke ii dhënë dënimin me burgim të përjeshtëm./abcnews.al