Në pikë kritike, Partizani bën goditjen e madhe në merkato

schedule11:50 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 11:50 - 30 Dhjetor, 2021

Partizani nuk po kalon një moment të mirë, pasi momentalisht pozicionohet në mesin e tabelës së klasifikimit dhe humbja në derbi i “hengri kokën” trajnerit Ilir Daja.

“Të kuqtë” e kanë nisur merkaton e dimrit me një përforcim të bujshëm në mesfushë, duke siguruar shërbimet e Sherif Kallakut deri në fundin sezonit.

Mësohet marrëveshja mes lojtarit dhe klubit është arritur dhe të hënën pritet zyrtarizimi.

Kallaku qe i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit te Teuta për 6 muaj dhe tani klubi kraot dhe lojtari kanë arsyetuar se Partizani është mëndësia më e mirë.

Të interesuara për mesfushorin ishin disa ekipe të Superiores si, Dinamo, Laçi dhe Kukësi. /abcnews.al