Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë të enjten mbledhje për Kosovën. Lajmi është konfirmuar nga publikimi i axhendës në faqen zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Sipas programit të punës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, mbledhja parashikon diskutime për raportin tremujor të punës së UNMIK-ut në Kosovë.
Deri në momentet e fundit nuk dihej nëse do të diskutohej për Kosovën pasi katër shtete, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kundërshtuan që raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën të jetë në rend të ditës./abcnews.al