“90% e personave të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv nuk kanë marrë një dozë përforcuese ”, tha kryeministri britanik Boris Johnson, duke u kërkuar qytetarëve të shfrytëzojnë mundësinë e ofruar nga sistemi kombëtar shëndetësor dhe të vaksinohen.
Sipas kryeministrit britanik, 2.4 milionë persona kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
“Vaksinimi është diçka e mrekullueshme dhe e rëndësishme për të gjithë”, tha kryeministri britanik. Duke iu drejtuar gazetarëve, ai tha se shtrimet në spital për shkak të COVID-19 në spitalet britanike kishin shënuar rritje.
Kryeministri britanik, tha gjithashtu se nuk do të vendosen masa të reja para Vitit të Ri pavarësisht rritjes së rasteve.
/abcnews.al