Marin Abazaj është largimi i parë nga Dinamo. Mesfushori pogradecar e ka njoftuar diçka të tillë përmes rrjeteve sociale.
“Dua t’iu informoj që nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të Dinamos. Falënderoj të gjithë shokët e ekipit, presidentin Ardian Bardhi, drejtuesit dhe tifozerinë e Dinamos për gjithçka”, shkruan Abazaj.
Mesfushori me Dinamon u aktivizua vetëm në tre ndeshje. Vetëm në njërën prej tyre ai e nisi titullar. / abcnews.al