Varianti i ri “shtrin krahët”, Bosnja shënon rastet e para, rrezikon të “sundohet” nga Omicron

schedule17:19 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 17:19 - 29 Dhjetor, 2021

Omicron po vijon të përhapet me shpejtësi dhe të rrisë numrin e infektimeve në shumë vende.

Bosnje Hercegovina ka regjistruar dhjetë rastet e para me variantin e ri të koronavirusit, raporton reuters.

Goran Çerkez, këshilltar i Ministrisë së Shëndetësisë në Federatën boshnjake e kroate të Bosnjës, tha se rastet u konstatuan pas testimeve të kryera nga Qendra Klinike Universitare e Sarajevës.

“Nuk kemi asnjë dyshim se Omicroni veçse ka qenë duke qarkulluar në Bosnje dhe se në muajt e ardhshëm do të shndërrohet në variant dominues”, tha Çerkez për agjencinë Reuters.

Bosnja nuk ka Ministri kombëtare të Shëndetësisë, por 13 qeveritë rajonale kanë ministritë përkatëse, të cilat kanë statistikat e tyre lidhur me pandeminë.

Sipas shifrave zyrtare, vetëm rreth 30% e popullsisë së Bosnjës është vaksinuar kundër koronavirusit. Në raportime paralajmërohet që shumë shpejt vendi mund të jetë i “sunduar” nga varianti i ri duke qenë se është më ngjitës.

Kujtojmë se Omicron ka shënuar rekord rastesh në disa vende, mes tyre Greqia, Britania e Franca. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!