Nga hetimi për incineratorët, tek “peshku i madh”, Kraja: 2022 vit i vështirë për shkelësit e ligjit

schedule11:32 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 11:32 - 29 Dhjetor, 2021

“Ka hetim për të tre incineratorët. Viti 2022 do të jetë i vështirë për ata që shkelin ligjin” ky ka qenë reagimi i kreut të SPAK, Arben Kraja në përgjigje të interesit të gazetarëve për çështjen e inceneratorëve.

Sipas Krajës hetimi për incineratorët është i hapur, ndërsa i pyetur për emra apo zyrtarë të lartë nën hetim, kreu i SPAK ka preferuar të mos reagojë por ka thënë se ka shumë elementë nën hetim.

Kraja është ndalur edhe tek Prokurimet Publike duke theksuar se ka pasur disa denoncime, ndërsa aktualisht janë në pritje të një vendimi gjyqësor për strukturën më të lartë shtetërore që merret me menaxhimin e prokurimeve publike.

Mesazhi i prerë i Krajës ka qenë se kushdo që abuzon me fondet publike pa diskutim do jetë subjekt hetimi.

Pyetje: A ka hetim për inceneratorin e Tiranës?

Kraja: Ka hetim për të tre inceneratorët.

Pyetje: Ka më shumë hetime për njerëz politik apo krimin e organizuar?

Kraja: Janë të dyja prioritetet. Kemi dy grupe të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nuk dua të vë peshë teka njëra apo tjetra”

Pyetje: A keni arritur të përthithni denoncime për tenderat?

Kraja: Për procedurat e prokurimeve publike kemi shumë procedime. Qoftë nga KLSH, biznesmenë apo individë. Në kemi çuar për ndjekje penale dhe jemi në pritje të një vendimi gjyqësor për strukturën më të lartë shtetërore që merret me menaxhimin e prokurimeve publike dhe do jemi të fokusuar. Kushdo që abuzon me fondet publike padiskutim do jetë subjekt hetimit”

Kraja: Spak nuk ka koncept të peshkut të madh”

Pyetje: Arrestimi i Lefter Kokës, a ka SPAK zyrtarë të lartë nën hetim?

Kraja: Kemi çështje të hapura për shumë elementë. Nuk mund të jap emra konkret.

Kraja: Viti 2022 do jetë i vështirë për ata që shkelin ligjin.

/abcnews.al/