Puset e naftës në Mallakastër prej kohësh janë shndërruar në burim ndotjeje. Shkak është bërë amortizimi i gjithë sistemit naftënxjerres në këtë zonë ndërkohë që kompania Albpterol nuk ka narrë masa për investime që reduktojnë ndotjen. Rasti më i fundit është shënuar në Drenovë, aty ku tubacioni që çon naftën në depozita është çarq dhe lëndja djegëse të derdhet nëpër rrugët e fshatit.
Pamje të një dukurie të zakonshme në Mallkastër. Derdhja e naftës dhe lëndëve hidrokarbure janë shqetësim i vazhdueshëm për banorët e zonës, por jo për autoritetet përgjegjëse. Rasti i fundit po ndodh në Drenovë, aty ku tubacioni i dekantimit është çarë dhe nafta po derdhet në rrugë.
“Këto pompa, reparte prej vitesh kanë dalë jashtë funksionit, nuk punojnë dhe nuk i vënë në punë për shkak të kostove që kanë për mirëmbajtje, për investim, por edhe përsa i përket tubacioneve dhe energjisë elektrike që duhet të punojnë për të rikthyer sërisht këto ujëra”, tha Agron Kapllanaj, kryetat i bashkisë Mallakstër.
Për shkak të kostos kompania albpetrol nuk zbaton procesin e plotë që shmang dhe redukton ndotjen sic është derdhja dhe injektimi sërish në puse i lëndëve të rrezikshme. Nga ana tjetër i gjithë sistemi i tubacioneve ka degraduar
“Vazhdon ndotja e përditshme për shkak të procesit të dekantimit, por vazhdon edhe ndotja për shkak të amortizimit të tepërt të tubacioneve që transportojnë naftën nga një pus në dekantim”, tha Kapllanaj.
Ky nuk është rasti vetëm i ndotjeve në Mallakastër. Nafta dhe lëndët e tjera toksike përfundojnë në lumin Gjanica, ndërsa tani me avarinë në Drenovë hidrokarburet përfundojnë edhe në lumin Vjosë./abcnews.al