Pak javë më parë, një ndër emrat që u përfol se do të prezantonte edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës, ishte Bora Zemani. Thashethemet u përhapën më shumë pas publikimit të një fotoje të moderatores me Ardit Gjebrean, organizatori i këtij edicioni. Më pas, Bora vendosi të mos marrë pjesë për arsye të panjohura.
Së fundmi, po përflitet se arsyeja e tërheqjes nga festivali mund të ketë qenë Beatrix, emër që është përfolur shumë për shkak të lidhjes me Donaldin, ish-it të Borës. Për më tepër, thuhet se Beatrix do të befasohet duke dëgjuar performancën e vëllait të saj, Albanit, i cili është konkurrent i këtij edicioni.
Nuk dihet nëse këngëtarja do të shkojë në Pallatin e Kongreseve, por produksioni i Big Brother kanë zbuluar se do të ketë një surprizë për konkurrenten mbrëmjen e sotme. Fansat kanë aluduar se ajo mund të shikojë performancën brenda shtëpisë së famshme ose ndryshe ta ndjekë nga afër.
/Abcnews.al